Takim me ministrin për investime të huaja

20 Maj 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot realizoi takim me ministrin për investime të huaja z. Arlind Zeqiri. Në këtë takim u diskutua mbi të bërat e deritashme të autoriteteve vendore në tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të punës, si dhe përpjekjet për hapje të zonave të reja ekonomike në hapësirat shqiptare, funksionimi i zonave të lira ekonomike aktuale dhe planet për të ardhmen.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, tha se investitorët e duan stabilitetin politik dhe ekonomik në vend dhe ne si Odë punojmë që ta sigurojmë atë duke adresuar problemet dhe kërkesat e bizneseve në drejtim të krijimit të politikave të favorshme për biznesin. Ai po ashtu përmendi lehtësirat që duhet të ofroj vendi në përkrahjen e bizneseve, jo vetëm të huaja por edhe atyre vendore, duke eliminuar barrierat burokratike, thjeshtësimin e procedurave doganore si dhe duke investuar në infrastrukturën rrugore. Sipas kryetarit, në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm edhe bashkëveprimi në mes kompanive të huaja dhe ato të vendit, duke hapur edhe zyra në kuadër të komunave për të mbajtur kontaktin me bizneset e diasporës.

Sipas ministrit Arlind Zeqiri, Maqedonia në vitet  fundit ka bërë një ngritje mjaft impresive në listat botërore sa i përket krijimit të lehtësirave në ngritjen e bizneseve, gjegjësisht investimeve nga jashtë, dhe prezantoi masat që do të ndërmerren për të krijuar një bazë sa më solide për investimet e ardhshme.

OEMVP gjatë takimit shqyrtoi edhe mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit jo vetëm në drejtim të rritjes së këmbimin tregtar dhe investimeve, por edhe për krijimin e klimës së volitshme të biznesit në vend.

dav

photo 1

photo 3