ОEMVP: Komuniteti i biznesit nuk është i përfshirë sa duhet në procesin e krijimit të politikave
11 Nëntor 2016 – OEMVP në konferencën për shtyp sot doli me qëndrimin e saj lidhur me Raportin e progresit të Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit.
Ky raport si asnjëherë më parë i pasqyron pikëpamjet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e cila në mënyrë konsistente alarmon për ngjarjet që nuk janë në favor të komunitetit të biznesit dhe për zhvillimin ekonomik në vend. Në mesin e qëllimeve kryesore strategjike të OEMVP-së janë: sundimi i ligjit dhe zbatimi jo selektiv i legjislacionit si një parakusht për shtet të drejtë; përmirësimi i qasjes në financa; nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe konkurrencës.
Qëndrimi i OEMVP-së mbi ndikimin e drejtpërdrejtë të krizës politike në zhvillimin ekonomik të vendit, në mënyrë eksplicite theksohet edhe në këtë raport edhe atë se rritja ekonomike nisur në vitet e fundit dhe sidomos në vitin 2015 ka rënë në vitin 2016, si rezultat i asaj që është lartëpermendur.
“Zhvillimi i biznesit vuan nga zbatimi i dobët dhe jo i barabartë i ligjit. Përveç kësaj nënvizon një aspekt tjetër që është interpretimi jo-transparent i rregullave të biznesit, veçanërisht nga autoritetet lokale, zbatimi jo i barabartë i rregullave dhe kontratave, korrupsioni dhe ekonomia e lartë joformale që pengojnë zhvillimin e sektorit privat. Aspektet që tregojnë se shteti i drejtë nuk funksionon në bazë të parimeve të ligjshmërisë apo kushtetutshmërisë. Në sjelljen e regullativës ligjore nuk përfshihen aktorët kryesorë, dhe se dëgjimet publike në Kuvendin e RM-së janë veç formalitet – e cila përkon me sugjerimin tonë se komuniteti i biznesit nuk është i përfshirë sa duhet në procesin e krijimit të politikave.” – tha Fatmir Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.
OEMVP konsideron se marrja e licencave dhe lejeve për punë është më e lehtë për investitorët e huaj se kompanitë vendase dhe nuk është e pranueshme qe kompanitë vendore të jenë “institucionalisht të diskriminuara.”
Deficiti tregtar është i mbuluar nga të hyrat e larta të transferëve private kurse të ardhurat buxhetore janë të mbivlerësuara me një mesatare prej 6% në pesë vitet e fundit;
Në periudhën prej 2009 dhe 2015, 62% e shpenzimeve totale kanë qenë të dedikuara për transferet sociale, veçanërisht pensionet. Sa për krahasim, në periudhën e njëjtë një pjesë e të dalurave kapitale është realizuar në nivel prej 84%, për dallim nga transferet sociale që realizohen tërësisht ose ndonjëherë, dhe na duhen mjete plotësuese nga rebalansi i buxhetit. Këtu propozohet nevoja për implementimin e rregullave fiskale për të përmirësuar menaxhimin e financave publike, Sjellja e kornizës buxhetore në afat të mesëm për përmirësimin e disciplinës fiskale dhe transparencës.
Rritja e shpejtuar e borxhit publik, me 23.5 përqind pikë në 46.5 % të PBB në periudhën në mes 2008 dhe 2015 është shqetësues si dhe vështirësitë në qasjen deri në financa financa për NVM-të mbetet ende një problem që duhet të adresuar. Këtu prej OEMVP propozojnë ndryshime legjislative të masave që do të përmirësonin qasjen në financa për NVM, sjelljen e strategjisë për promovimin e sipërmarrësisë së grave, strategjisë për NVM-të si dhe strategjisë për turizëm.
OEMVP deri më tani disa herë ka theksuar të njëjtat vërrejtje që janë konfirmuar edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe konsiderojnë se është koha për të rritur ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe qytetarëve se në qoftë se Ne e themi të vërtetën për problemet reale Ne do të jemi në gjendje të bashkohemi në klubin e Unionit të cilin e synojmë. Të gjitha vërrejtjet duhet të merren seriozisht në konsideratë dhe për të njëjtat duhet reaguar shpejt sepse çdo opsion tjetër do na largon nga qëllimi të cilin gjatë kohë e kemi dëshiruar, pra Integrimi në BE.- tha Fatmir Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.
Comments are closed.