Кryesia e OEMVP-së takon Ministrin Bekteshi, diskutohet zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi në mes dy institucioneve
29.08.2023, Shkup – Kryetari z.Mendi Qyra së bashku me kryesinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore mirëpriten në takim Ministrin e Ekonomisë të RMV-së z.Kreshnik Bekteshi, ku tema të diskutimit ishin nga më të ndryshmet por me theks të veçantë tek konkurueshmëria, lufta kundër monopolit, nxitja e sipërmarrësisë dhe ruajtja e fuqisë punëtore të vendit.
Kryetari Qyra theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të adresohen problemet e sektorit privat, me qëllim që të arrihet një stad i kënaqshëm i tregut të lirë inkluziv për të gjithë.
Gjithashtu, u potencua që komisionet e ndryshme monitoruese të vendit përfshirë këtu edhe komisionin për mbrojtje të konkurrencës të vihen në funksion, me qellim që konkurrenca jolojale dhe dominimi i padrejtë në treg të ndërpritet kështu duke nxitur aktivitet ekonomik në tregun e lirë.
Ministri Bekteshi theksoi se do të iniciojë bashkëpunim të ndërsjellë dhe me kërkesë të drejtorit ekzekutiv z.Zeqirit pranoi ta revitalizojë memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar vite më parë.
Ministri Bekteshi gjithashtu ftoi OEMVP-në për pjesëmarrje aktive në përpilimin e masave dhe strategjive të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar për masa dhe projekte të cilat do të ndihmojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit tonë.
Ndër tjerash Kryetari Mendi Qyra potencoi edhe qëndrimin e OEMVP-së kundër ligjit për solidaritet, mundësitë për zgjedhjen e statusit të zonës së Vizbegut, ndihmesë e sektorit të hotelierisë dhe turizmit, zgjedhja e problemit të mungesës së fuqisë punëtore e kështu me radhë.