Еliminimi i barrierave tregtare mes vendeve të rajonit

OEMVP sot është pjesë e  Workshop-i që realizohet nga  Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Kryetari i OEMVP-së është panelist në temën Pengesat e tregtisë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

‘’Tregtia rajonale më e liberalizuar dhe e zhvilluar, ndihmon në luftën kundër varfërisë dhe papunësisë, nëpërmjet qarkullimit të lirë dhe zgjerim të tregut të fuqisë punëtore. Liberalizimi doganor i ndërsjelltë është kusht për shumë benefite ekonomike dhe shoqërore të vendeve tona.-potencon z.Nebi Hoxha, duke shtuar se: pikë kryesore e platformës për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është edhe infrastruktura rrugore për ndërlidhje me shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë për të stimuluar këmbimin tregtar me këto dy shtete.’’

Në këtë workshop janë prezente shumë kompani nga të tri shtetet organizatore, gjë që dëshmon se OEMVP then barrierat tregtare dhe promovon bizneset në nivel vendor dhe rajonal.