Në hapësirat e OEMVP-së u realizua takimi me Entin Shtetëror për Statistika
OEMVP është një ndër institucionet më të zëshme sa i përket çështjes së regjistrimit të popollësisë me qëllim që shteti të ketë pasqyrë të sakt rreth popullësisë dhe analizat të cilat realizohen të jenë të sakta dhe relevante.
Iniciativa e regjistrimit të popullësisë pas gjithë këtyre viteve do të ndihmojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në planifikimin makroekonomik, në indikatorët demografik dhe në çdo analizë mbi të njejtit. Mos realizimi i regjistrimit ka sjell në mos pasjen e të dhënave mbi atë sesa banorë realisht ka vendi, sa amvisëri dhe çfarë fuqie punëtore ka shteti në dispozicion.
OEMVP vlerëson lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe në frymën e bashkëpunimit të deri tanishëm me Entin Shtetëror për Statistika e ka shpalos këtë problematikë dhe apelon që tash regjistrimi të realizohet në formë transparente dhe profesionale me qëllim që efekti që do të sjellë të jetë pozitiv.