Zhurnal – Hoxha: Ekonomia u jep prioritet politikave që mbështesin rritjet afatshkurte

Zhurnal – Hoxha: Ekonomia u jep prioritet politikave që mbështesin rritjet afatshkurte

26 Janar 2018 –  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha në një prononcim për Zhurnal, ka folur për pritjet ekonomike të biznesit në Maqedoni nga Forumi Ekonomik i Davosit të Zvicrës.

“Motoja e forumit të këtij viti është “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në një botë të copëtuar”, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike, sepse natyra ende luan një rol shumë të rëndësishëm në botën globale. Analistët në Forumin Ekonomik Botëror tashmë kanë shpallur renditjen e Indeksit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës, ​​i cili mbulon 103 shtete. Ajo tregon se ekonomitë u japin prioritet politikave që mbështesin rritjen afatshkurtër në aspektin e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë, pavarësisht shqetësimeve rreth pabarazisë sociale. Renditja tregon se cili prej 103 vendeve ka performancën më të mirë të kombinuar, e cila siguron rritje, barazi dhe qëndrueshmëri. Ndër ekonomitë në rritje, Maqedonia renditet e 25-ta. Nga rajoni Kroacia është e shtata, Bullgaria njëmbëdhjetë, Turqia është e 16-ta, ndërsa Shqipëria është 28-ta dhe Serbia është 43-ta. Sfida e këtij viti për fuqizimin e grave është në axhendën e Forumit Ekonomik Botëror”, thotë për Zhurnal, Nebi Hoxha, kryetari i OEMVP-së.

Sipas tij, nga aspekti Ekonomik në eventin vjetor të organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik, besojmë që temat që shpalosen do të kenë ndikim në formulimin e politikave në vendin tonë për të ruajtur përfitimet e integrimit global duke kufizuar detyrimet e përbashkëta të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm, rritja gjithëpërfshirëse dhe menaxhimi i Revolucionit të katërt industrial.

“Besojmë që ky event i organizuar nga ËEF mund ta formulojmë të ardhmen duke u bashkuar me këtë përpjekje të për në bashkë-krijim dhe bashkëpunim. Thellësia dhe gjerësia e programit e bëjnë atë një samit të vërtetë. Temë shumë me rëndësi për ne është Ekonomija Digjitale dhe Shoqëria, e cila prekë shumë nëntema të cilat hapin horizonte të reja të të bërit biznes por edhe ndryshimi i programeve studimore sepse në periudhën afatmesme ne nuk do të kemi kuadro për paisjet teknologjike dhe do të rritet papunësie sepse me këto korikula pothuajse nuk do të kemi rrini e cilët do të jenë të punësueshëm për bizneset”, thekson Hoxha.

 

http://www.zhurnal.mk/content/?id=181261021370

Related posts

SPOZORI GJENERAL