Zgjidhje të qëndrueshme për urbanizëm dhe planifikim hapësinor

Zgjidhje të qëndrueshme për urbanizëm dhe planifikim hapësinor

Përfaqësues nga grupacioni i ndërtimtarisë, urbanizmit, ambientit jetësor dhe energjetikës pranë Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP, sot morrën pjesë në një takim që u zhvillua në Qeveri për problemet me të cilat ballafaqohen ndërtuesit në komunën e Karposhit.

Shfuqizimi i planeve detale urbanistike vështirësoi punën e kompanive të ndërtimit si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Prandaj, nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore u morr zotimi se në tekstin e propozim ligjeve për ndryshim dhe në ligjet e reja për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe atij për ndërtim do të bëhet tejkalim i këtij ngërçi, duke ju lejuar institucioneve të vetëqeverisjes lokale të bëjnë përmirësim të planeve urbanistike në pjesë të caktuara pa pasur nevojë që shfuqizimi i plotë të ndikojë në punën e kompanive të cilat i kanë respektuar të gjitha procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit. Njëherit, ekspertët e kyçur në përpilimin e propozim ligjeve të lartëpërmendura nga afër i njoftuan përfaqësuesit e kompanive që ishin prezent se procedurat për sjelljen e këtyre ligjeve do të përshpejtohen, duke pasë parasysh se pjesa më e madhe e tyre është e gatshme si dhe për rëndësinë që ka ky sektor

Related posts

SPOZORI GJENERAL