AKADEMIKA
AKADEMIKA
Vlerësimi i biznes klimës në vend – hulumtim që përfshiu 377 kompani

Vlerësimi i biznes klimës në vend – hulumtim që përfshiu 377 kompani

SPOZORI GJENERAL

26 Tetor  2017 – OEMVP në kuadër të projektit të USAID “Partneritet për regullativë më të mirë biznesore”, bashkë me partnerët prej Odës ekonomike të Maqedonisë, MASIT, Lidhjen e odave ekonomike dhe EPI Centar International, prezentuan qëllimet e projektit si dhe plan programin e projektit para përfaqësuesve të institucioneve shtetërore për vitin e dytë fiskal që filloi prej këtij muaji.

Qëllimi i projektit është që bizneset mikro dhe të vogla nga Maqedonia të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore dhe të angazhohen organizatat e biznesit për një dialog konstruktiv në përmirësimin e kësaj rregullative.

Gjithashtu, u prezantua edhe hulumtimi i bërë nga partnerët e projektit, hulumtim që përfshiu 377 kompani me qëllim të vlerësimit të biznes klimës në Republikën e Maqedonisë. Temat e përfshira në këtë hulumtim ishin inspekcionet, problemet me të cilat ballafaqohen kompanitë gjatë inspekcioneve, më pas, ishin të përfshira edhe pyetjet lidhur me taksat dhe vlerësimi i biznes klimës në Maqedoni, duke propozuar masa që do të përmirësonin gjendjen aktuale. Në hulumtimin e bërë u prezantuan edhe mendimet e kompanive për kapacitetet e Odave si dhe përfshirja e tyre në sjelljen e ligjeve dhe sa institucionet shtetërore kërkojnë mendime dhe vlerësime të odave gjatë sjelljes së ligjeve.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA