Vështirësitë në implementimin e ligjeve – reformat në prokurimet publike

Vështirësitë në implementimin e ligjeve – reformat në prokurimet publike

02 Маrs 2018 – Sot në Shtip u mbajt sesioni informativ me temë “Reformat në prokurimet publike me theks të veçantë në propozim tekstin e Ligjit për prokurime publike”, i cili realizohet përmes projektit të USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Zyrën për Prokurime Publike.

Qëllimi i këtij sesioni informativ është informimi i ndërmarrjeve në Republikën e Maqedonisë për ndryshimet në rregullativën ligjore në fushën e prokurimeve publike dhe diskutim rreth propozimeve për përmirësim. Ky sesion informativ u organizua për të gjitha mikro kompanitë dhe kompanitë e vogla dhe të mesme nga rajoni i Shtipit të cilat ballafaqohen me vështirësi në implementimin e ligjeve.

Ministri i financave Dragan Tevdovski prezantoi reformat në prokurimet publike dhe morri pjesë aktive edhe në diskutimet me komunitetin e biznesit. Ekspertë të dalluar të kësaj fushe ua prezantuan kompanive draft e ligjin e ri për prokurime publike dhe i inkurajuan të pranishmit që në mënyrë të hapur ti shprehin komentet e tyre. Propozimet e komunitetit të biznesit pas përfundimit të sesionit informativ do të përpunohen më tej dhe do t’i paraqiten Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Gjatë sesionit u bë edhe një përmbledhje e shkurtër e rezultateve të aktiviteteve në kuadër të projektit të USAID për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste.

Të gjitha aktivitetet e projektit kryhen nga EPI CENTAR International dhe katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. Përmes pjesëmarrjes aktive në zbatimin e projektit, odat ekonomike gjithashtu forcojnë kapacitetet e tyre për të përfaqësuar më mirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Related posts

SPOZORI GJENERAL