Vazhdon trajnimi ”Aplikimi praktik i markës tregtare” në Kërçovë!

Vazhdon trajnimi ”Aplikimi praktik i markës tregtare” në Kërçovë!

12

12 dhe 13 Nëntor 2015 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon me trajnimin ”Aplikimi praktik i markës tregtare”, kësaj herë për bizneset nga rajoni i Kërçovës.
Anëtari i Këshillit Drejtues, z. Arif Nuredini nga kompania e mirënjohur LITI FARM, në emër të Këshillit Drejtues dhe Kryetarit Hoxha, përshëndeti të pranishmit para fillimit të trajnimit, duke cekur rëndësinë dhe punën e palodhur të OEMVP-së, në drejtim të krijimit të shërbimeve për bizneset vendore. Kompanitë nga Kërçova në ditën e parë të trajnimit, me shumë interes ndoqën shembujt praktik të mbrojtjes së markave tregtare, procedurat e nevojshme rreth aplikimit për mbrojtje të produkteve të tyre me marka tregtare dhe patenta përkatëse.
Këto trajnime Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i zhvillon në kuadër të Projektit “Mbrojtja e Markave Tregtare për bizneset në zonën ndërkufitare” përmes të cilit synohet rritja e konkurueshmërisë të kompanive në tregun vendor dhe më gjërë. Në kuadër të dytës të dytë, pjesëmarrësit do të trajnohen rreth procedurave administrative të mbrojtjes së markës me patent. Trajnimin e udhëhoqi znj. Drita Kalisi, eksperte e markave tregtare dhe Mirushe Xheladini, Koordinatore e Projektit. Ky Projekt, financohet nga Bashkimi Europian.

Related posts

SPOZORI GJENERAL