Vazhdojnë takimet me bizneset e Tetovës

Vazhdojnë takimet me bizneset e Tetovës

13 Prill 2018 – Pas takimeve në Kumanovë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni ka vazhduar serinë e takimeve në kuadër të Roadshow të OEMVP-së me bizneset në rajonin e Tetovës, ku ka shpalos shërbimet që ofron Oda, është përgjigjur në shqetësimet dhe kërkesat e pronarëve, ndërkohë që kanë debatuar edhe për mënyrën më të mirë të zgjedhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen.

Pronarët e këtyre bizneseve janë ndier të nderuar për vizitën dhe mundësinë e debatimit për çështje me rëndësi për qytetin e Tetovës dhe zhvillimin ekonomik, duke shprehur mbështetje për OEMVP-në dhe aktivitetet e saja.

OEMVP është dhe do të vazhdoj të jetë qendra e adresimit të problemeve të tyre, në mënyrë që më pas ajo të transmetoj ato në organet më të larta të vendit, për t´u dhënë kahje zgjidhjes së tyre.

Mungesa e kuadrove profesionale në veprimtari të ndryshme, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë është një ndër temat që u diskutua si problematike në këtë rajon, duke veçuar këtu mungesën e infrastrukturës dhe kushteve elementare në vendet rurale si pengesë për zhvillimin e bizneve të vogla.

Brenda ditëve në vijim, do të vizitohen edhe kompanitë tjera anëtare nga Gostivari dhe rrethina.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL