Vazhdim i konkursit për përfituesit potencialë të shërbimeve të bashkë-financuara të konsulencës

Vazhdim i konkursit për përfituesit potencialë të shërbimeve të bashkë-financuara të konsulencës

VAZHDIMI I K O N K U R S I T

për përfituesit potencialë të shërbimeve të bashkë-financuara të konsulencës në fushën e punëve profesionale për siguri në punë, në përputhje me Ligjin mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Me kërkesë të përdoruesve potencialë dhe për shkak të interesit të tyre në rritje, vazhdohet afati për:

  • Dorëzimin e aplikacioneve deri më 30.03.2018, deri ora 16:00 (ora lokale).
  • Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve të plota është 11.04.2018 deri në ora 16:00 (ora lokale)                    

Në pjesën tjetër, konkursi mbetet i pandryshuar.

Projekti i USAID-it Partneriteti për Rregullativën më të Mirë të Biznesit, i cili zbatohet nga EPI CENTAR International në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit – MASIT dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, zbaton procedurë për zgjedhjen përdoruesve potencial të shërbimeve të bashkë-financuara të konsulencës – vauçera nga fusha e aktiviteteve profesionale për sigurinë gjatë punës, sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Rregulloren për lartësinë e shpenzimeve për të kryer aktivitetet profesionale për sigurinë. Vlera maksimale e vauçerit, në të cilin nuk është përfshirë kontributi i ndërmarrjeve, nuk mund të kalojë 1,000 USD në kundërvlerë në denarë, për një ndërmarrje.

Kontributi që duhet të sigurohet nga kandidatët e interesuar përcaktohet si vijon:

(1) Ndërmarrjet e reja (jo më të vjetra se 3,5 vjet) të cilët janë anëtarë të partnerëve implementues ofrojnë një kontribut prej 10% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të konsulencës (pjesa e mbetur prej 90% të vlerës së shërbimit të bashkë-financuar të konsulencës mbulohet me vauçer nga Projekti).

(2) Ndërmarrjet e reja (jo më të vjetra se 3.5 vjet) të cilët nuk janë anëtarë të partnerëve të zbatimit ofrojnë një kontribut prej 20% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të konsulencës (pjesa e mbetur e 80% të vlerës së shërbimit të bashkë-financuar të konsulencës mbulohet me vauçer nga Projekti).

(3) Ndërmarrjet e mbetura, anëtarë të partnerëve implementues, japin një kontribut prej 40% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të konsulencës (60% e vlerës së shërbimit të bashkë-financuar të konsulencës mbulohet me vauçer nga Projekti).

(4) Ndërmarrjet tjera që nuk janë anëtarë të partnerëve implementues ofrojnë një kontribut prej 50% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të konsulencës (50% e vlerës së mbetur të shërbimit të bashkë-financuar të konsulencës mbulohet me vauçer nga Projekti).

Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona juridikë me veprimtari prioritare të regjistruar në sektorët: 1) Tekstil; ose 2) Ndërtimtari.

Të gjithë personat juridikë me veprimtari prioritare të regjistruara nga sektorët e tekstilit dhe ndërtimitarisë, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike, kanë të drejtë të aplikojnë:

1. Aplikacion i plotësuar (që do ti dorëzohet shtesë vetëm personit juridik që do të shprehë interes për pjesëmarrje). Do të merren parasysh vetëm ata persona juridik me një Aplikacion të plotësuar korrektësisht dhe të plotë.

2. Listat e plotësuara të kontrollit (që do ti dorëzohen shtesë vetëm personit juridik që do të shprehë interes për pjesëmarrje). Listat e kontrollit për verifikimin e përputhshmërisë së punës së personit juridik duhet të plotësohen nga personi juridik nga fusha në përputhje me veprimtarinë e regjistruar të ndërmarrjes. Ato janë anonime dhe nuk ndikojnë në renditjen e aplikantëve të paraqitur.

3. Personi juridik të jetë i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast dorëzohet një Certifikatë për statusin aktual nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, jo më e vjetër se 1 muaj.

4. Personi juridik ka kapital vendas ose të përzier, dhe dorëzohet një Certifikatë e situatës aktuale nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, jo më e vjetër se 1 muaj.

5. Subjekti juridik mund të jetë një ndërmarrje mikro dhe e vogël ose e mesme me një aktivitet mbizotërues në sektorin e ndërtimtarisë dhe të tekstilit. Dorëzohet një Certifikatë e gjendjes aktuale nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, jo më e vjetër se 1 muaj.

6. Personi juridik nuk duhet të jetë në procedurë falimentimi ose likuidimi gjatë paraqitjes së kërkesës. Dëshmohet me dorëzimin e vërtetimeve për procedurën e falimentimit dhe likuidimit, të lëshuara nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

7. Personi juridik paraqet një listë të të punësuarve, e cila lëshohet nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë.

8. Personi juridik nuk duhet të evidentohet si pjesëmarrës në procesin e trajnimit për ekspertë të mundshëm – ofrues të shërbimeve të bashkë-financuara të konsulencës, të organizuara si pjesë e Projektit.

Përmbushja e kushteve vërtetohet nga personi juridik duke paraqitur një Çertifikatë nga gjendja aktuale nga Regjistri Qendror. Përdoruesit e mundshëm gjithashtu paraqesin një Deklaratë model nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale me çka dëshmojnë përmbushjen e kushteve të kërkuara. Vetëm personat juridikë të përzgjedhur do të kenë detyrimin t’i paraqesin këto dokumente në origjinal.

Fondet e parapara për këtë prokurim sigurohen përmes Projektit “Partneriteti për një Rregullativë më të Mirë të Biznesit” e financuar nga USAID. Buxheti i prokurimit i kësaj marrëveshjeje është i fiksuar. Numri i vauçerave të miratuar varet nga buxheti i aprovuar për këtë prokurim.

Periudha kohore për kryerjen e angazhimit është nga prill 2018 deri në shtator 2018.

Ftojmë të gjithë personat e interesuar të aplikojnë duke dërguar një kërkesë për interes me emrin e personit juridik, selinë e personit juridik, numrin personal të personit juridik dhe personin e autorizuar për përfaqësim dhe Çertifikate për gjendjen aktuale nga Regjistri Qendror jo më e vjetër se 1 muaj.
Kërkesa duhet të dorëzohet ekskluzivisht me e-mail jo më vonë se 30.03.2018 në orën 16 (ora lokale) në adresën e mëposhtme: asutoglu@epicentar.mk. Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë procedurë duhet të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në të njëjtën adresë e-mail. Të gjithë kandidatëve të interesuar të cilët do të paraqesin kërkesën për interes dhe Çertifikatë për gjendjen aktuale nga Regjistri Qendror jo më e vjetër se 1 muaj, do t’u dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesa,

2. Lista e kontrollit (Çek lista),

3. Deklaratë për përmbushjen e kushteve të dhëna nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale,

4. Deklarata e dënimeve të dhëna që duhet të jetë e noterizuar,

5. Lista e ekspertëve të certifikuar – personat juridikë nga të cilët përfituesit potencialë zgjedhin se cilët do të jenë kontraktues të shërbimeve të bashkëfinancuara – vauçera,

6. Rregullorja për shumën e shpenzimeve për kryerjen e veprimtarive profesionale.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve të plota është 11.04.2018 deri në ora 16:00 (ora lokale).

Aplikimet që mbërrijnë pas afatit të caktuar do të konsiderohen si të vonuara dhe nuk do të merren parasysh në procedurën e mëtejshme.

Aplikimet dorëzohen në adresën e mëposhtme: Shoqata për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR International DOOEL Shkup, rr. Nikola Trimpare 22-2-1, Shkup.

Related posts

SPOZORI GJENERAL