Urime muajin e shenjtë të Ramazanit!

Urime muajin e shenjtë të Ramazanit!

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ju përcjell urimet më të sinqerta që ky muaj të jetë muaj i mëshirës së ndërsjelltë mes njëri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidave që na presin.

Rrugëtimi ynë i përbashket kërkon motivacion të lartë për t’i tejkaluar këto sfida për një të ardhme më të mirë të vendit tonë. Ndaj, ju ftojmë qe të jemi më solidarë me familjet në nevojë dhe të shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara.

Urojmë për një Ramazan të begatë në familjet e Juaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Me respekt,

OEMVP

Related posts

SPOZORI GJENERAL