AKADEMIKA
AKADEMIKA
Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

SPOZORI GJENERAL

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore uron të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani, duke qenë muaj i bekuar, është muaj i reflektimit të thellë, sakrificës, përkushtimit dhe durimit, gjatë të cilit besimtarët me durimin në agjërim kujtojnë të varfërit e të rrezikuarit nëpër botë.

Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit. Përkushtimi gjatë ditëve të këtij muaji, puna për të mirë të shoqërisë, kujdesi për të tjerët qofshin prioritet për secilin.

Në këtë muaj, të shumëfishojmë veprat e mira, qofshin ato të denja për mëshirën dhe faljen nga Zoti. Fryma e këtij muaji Ju bekoftë me lumturi, shëndet dhe pasuri.

Agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara!

OEMVP

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA