ANTPRESS
Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Me rastin e Ditës së Alfabetit  të Gjuhës Shqipe, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore uron gjithë shqiptarët për këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj.

Dita e Alfabetit është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë,  prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!

Urime 22 Nëntori – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE!

 

OEMVP

Related posts