U ndanë grante për OJQ-të në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”

U ndanë grante për OJQ-të në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”

08 Mars 2018 – Në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal” të cilin e implementon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për iniciativa demokratike (ADI) dhe Florence Nightingale, u ndanë nëntë (9) grante për OJQ-të lokale.

Organizatat  qytetare gjatë 6-të muajve të ardhshëm do të kryejnë aktivitete që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në nëntë komunat multietnike. Në Bërvenicë, Gostivar, Jegunovcë, Tetovë, Kumanovë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Strugë, përfituesit e granteve do të punojnë në zbatimin e aktiviteteve të përfshira në strategjitë lokale për të përmirësuar dialogun multikulturor. Organizatat burimet e tyre do t’i përqëndrojnë në mbështetjen e Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike, përmirësimin e dialogut ndëretnik mes të rinjve dhe forcimin e bashkëpunimit ndër-sektorial dhe ndër-institucional me qëllim të krijimit të demokracisë së qëndrueshme multikulturore.

Aktivitetet do të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë lokale multikulturore dhe dialogut ndëretnik. Projekti zbatohet nga viti 2016 dhe deri më tani janë realizuar një numër i madh i aktiviteteve që synojnë arritjen e objektivave të projektit apo thënë ndryshe, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Produkti i fundit i projektit është “Korniza për planifikimin multikulturor”, që ka për qëllim përfshirjen e vlerave multikulturore dhe parimeve në planifikimin dhe përgatitjen e politikave dhe programeve të institucioneve dhe organizatave gjatë veprimit në një mjedis multikulturor.

Projekti ,,Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal” është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, përfaqësuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Related posts

SPOZORI GJENERAL