U ndanë çmimet për sipërmarrësit e vitit

U ndanë çmimet për sipërmarrësit e vitit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, bashkë me Lidhjen e Odave Ekonomike dhe Fondacionin maqedonas për zhvillimit të ndërmarrjeve, shpallën sipërmarrësit e vitit për herë të nëntë me rradhë.

Në kategorinë mikro kompani çmim i parë shkoi për Skrin Media nga Tetova dhe pronarin Elmedin Ademi, kompani anëtare e OEMVP-së, çmimi i dytë shkoi për kompaninë Kallapllakat nga Shkupi dhe z. Vlladimir Josifovski, ndërsa në kategorinë kompani të vogla çmimi i parë shkoi për kompaninë Deni Millk nga Koçani dhe pronarin Dejan Trajçev, ndërsa çmimi i dytë për kompaninë Laminati kom nga Prilepi dhe z. Tome Gjorgievski.

Këtë vit, Ministria e Ekonomisë ndau çmim të veçantë për znj. Aneta Mustafovska, pronare e kompanisë Isigllas.

Jemi këtu të përkrahim në formë simbolike dhe të promovojmë ato sipërmarrës që shënuan vitin 2015, sepse suksesi i tyre është motivim për sipërmarrësit e rinj dhe sipërmarrësinë e vendit në përgjithësi, për gjithë ato që kanë ide mirëpo ende kanë dilema nëse ja vlen të investohet në vend – theksoi Kryetari Nebi Hoxha në fjalimin e tij të rastit.

Ai më tutje shtoi se sipërmarrësia nuk është as art e as shkencë, por është praktikë. Andaj përvojat praktike të këtyre sipërmarrësve janë udhërëfyesi më i mirë për zhvillimet e sipërmarrësisë në vend – duke përcjellur urata për të gjithë fituesit.

Manifestimi ”Sipërmarrësi i vitit” shpall mikro dhe kompanitë e vogla më të suksesshme të vitit në Republikën e Maqedonisë. Në përkrahje të Ministrisë të Ekonomisë dhe Qendrës Nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës në cilësinë e bashkëorganizatorit, vlerësuan sipërmarrësit e vitit, duke i kategorizuar sipas të ardhurave të përgjithshme, neto-fitimit, rritjes së numrit të së punsuarve, investimet e ndërmarra dhe rritjes më të shpejtë ndër vite.

Të dhënat sigurohen nga Regjistri Qëndror i RM, ndërsa përzgjedhja bëhet edhe përmes një pyetësori të plotësuar nga kompanitë, analizave në terren dhe bodimit përkatës, sipas kritereve të vendosura paraprakisht.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL