U mbajt Kuvendi i OEMVP-së

Sot në OEMVP u mbajt vazhdimi i Kuvendit të kaluar. Në këtë Kuvend u diskutua për çështjet operative të cilat ishin në rendin e ditës. Ato përfshin miratimin e Rregullores për punën e Kuvendit, miratimin e Raportit vjetor 2018 (narrativ dhe financiar), miratimin e raportit 4 vjeçar të punës së Odës si dhe pika të tjera të ndryshme.

Në raportin 4 vjeçar u prezantua përmbledhja e aktiviteteve të shumta që janë realizuar gjatë 4 viteve të kaluara.

Gjatë këtij Kuvendi u prezantuan dhe shërbimet e reja të cilat është duke i ofruar OEMVP-ja, si dhe ato të ardhshmet të cilat do të prezantohet tek anëtarët e saj.

 

Të ngjajshme