ANTPRESS
Trajtimi i deficitit – pjesë e funksionimit ditor të biznesit të shitjes me pakicë

Trajtimi i deficitit – pjesë e funksionimit ditor të biznesit të shitjes me pakicë

06 Dhjetor 2017 – OEMVP para përfaqësuesit të Kabinetit të zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike, Ministrisë së financave dhe Drejtorisë së të ardhurave publike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Tregtisë, diskutoi rreth aktiviteteve specifike që duhet ndërmarrë për ndryshimet përkatëse legjislative në lidhje me trajtimin e deficitit, si pjesë e funksionimit ditor të  biznesit të shitjes me pakicë.

Deficiti i konstatuar në bazë të një inventari të kryer në mënyrë ligjore, përfaqëson një shpenzim në procesin e operimit, jo të ardhura dhe ai duhet të tatimohet më tej me një taksë personale (edhe pse TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat është paguar tashmë, pasi që trajtimi është në shpenzimet të panjohura për qëllime tatimore në Tatimin mbi të ardhurat vjetore).

Në Maqedoni nuk ka rregullore ekonomike që e trajton çështjen për deficitin e punës, as nuk ka ndonjë lehtësim në Tatimin mbi vlerën e shtuar – paguhet TVSH dhe Tatimi mbi fitimin.
Duke pasur parasysh këtë fakt, anëtarët e Shoqatës Tregtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhjen e Odave ekonomike në Maqedoni vendosën që të identifikojnë qëndrimet dhe sugjerimet dhe të paraqesin një  iniciativë konkrete të ngritur para institucioneve kompetente, në mënyrë që të jetë i suksesshëm menaxhimi i rreziqeve të dëmtimit nga vjedhjet e jashtme dhe të brendshme, si dhe reduktimi i këtyre rreziqeve në një nivel të pranueshëm, veçanërisht në tregtinë me pakicë të artikujve ushqimore, por edhe në fusha tjera të shitjes me pakicë.

Në diskutim morrën pjesë përfaqësuesit e marketeve më të mëdhaja në vend si Kipper, Vero, KAM, Reptil, Tineks, Replek e tjera.

Related posts