Trajnim rreth zbatimit të standardeve për Sistemin e Menaxhimit

Trajnim rreth zbatimit të standardeve për Sistemin e Menaxhimit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të gjithë anëtarët e saj, përmes Qendrës për Cilësi dhe Standrade, e cila funksionon në kuadër të strukturave të Odës, organizoi trajnim lidhur me implementimin dhe zbatimin e  standardeve për Sistemin e Menaxhimit.

Kompanitë pjesëmarrëse u njoftuan me zbatimin e standardeve që kanë të bëjnë me Sistemin e Menaxhimit, si dhe implementimin dhe përgatitjen për Çertifikatë. Mbi të gjitha, fokus i veçantë iu kushtua ISO 9001 që lidhet drejtpërsëdrejti me “menaxhimin e cilësisë”, dhe kjo do të thotë se një organizatë që e zbaton atë garanton se plotëson kushtet mbi cilësinë e kërkuar nga klienti. Pjesëmarrësit në trajnim përfituan informata të rëndësishme të cilat do të ju ndihmojnë dukshëm në rritjen e standardeve dhe cilësisë së funksionimit të kompanisë.

13054464_10207609972580553_253468775_o

13009805_10207609972060540_386223977_o

Related posts

SPOZORI GJENERAL