Trajnim për zhvillim profesional të sigurisë në punë

Trajnim për zhvillim profesional të sigurisë në punë

13 Mars 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot dhe nesër organizon trajnim dy ditor i dedikuar për subjektet juridike që kanë autorizim për kryerjen e punëve profesionale për siguri në punë në pajtim me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë.
OEMVP duke u bazuar në atë se edukimi i vazhdueshëm dhe i përhershëm i ekspertëve të sigurisë në punë është një nga parakushtet bazë për siguri gjatë punës, e konceptoi këtë trajnim me një karakter pragmatik të qartë, që do të thotë se qëllimi kryesor nuk është një diskutimi i lodhshëm dhe rraskapitës, por një analizë e përbashkët dhe zgjidhje e problemeve praktike konkrete, duke përdorur njohuritë dhe përvojën e anëtarëve në këtë fushë.

Bazuar në nevojat dhe kërkesat e anëtarëve që merren me ndërtimtari, ndërtimin e objekteve të larta dhe kryerjen e punimeve në lartësi, trajnimi do të përfshijë: punën në lartësi dhe thellësi, rregullativën ekzistuese, krahasimin me legjislacionin e vendeve tjera në rajon, kontrollet e ndryshme mjekësore, mjetet e përgjithshme dhe personale mbrojtëse, indikatorët e aksidenteve gjatë punës në ndërtimtari dhe njohja e rreziqeve dhe dëmtimeve tjera.

Ky trajnim është i financuar nga USAID projekti për “Partneritet për Rregullativë më të mirë afariste”, i implementuar nga Shoqëria për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR INTERNACIONAL në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Related posts

SPOZORI GJENERAL