Trajnim mbi rregulloret ligjore të mjedisit jetësor në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurueshmërisë së kompanive

Trajnim mbi rregulloret ligjore të mjedisit jetësor në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurueshmërisë së kompanive

15 Mars 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizoi një takim informativ mbi rregulloret ligjore në fushën e mjedisit jetësor në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurueshmërisë së kompanive.

Në takim morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, Inspektoratit shtetëror të mjedisit të republikës së Maqedonisë, trajnues nga vendi dhe përfaqësues të zyrës së USAID-it dhe ekspertë tjerë të  kësaj fushe.

Përfaqësuesit kishin mundësi të diskutojnë rreth rregulloreve në fushën e mjedisit jetësor, ligjit për menaxhim të paisjeve elektronike dhe elektrike, ligji për menaxhimin e bateriave dhe akumulatorëve duke prezantuar propozime konkrete për gjetjen e zgjedhjeve të përshtatshme.

Sesioni informativ organizohet në bashkëpunim me Odën e Informacionit dhe Teknologjitë e Komunikimit (MASIT), Odën Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe EPI Centar Internacional, partnerë në projektin e USAID “Partneritet për rregullativë afariste më të mirë”.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL