TOP 100 – Kompanitë Shqiptare në Maqedoni

TOP 100 – Kompanitë Shqiptare në Maqedoni

6 dhjetor 2011 – Më datë 6 dhjetor 2011 në prani të kompanive pjesëmarrëse, kompanive që mbështesin projektin, donatorve, ambasadorve, institucioneve që përkrahin biznesin dhe institucioneve qeveritare dhe lokale, mediave, OEMVP-ja  organizoi manifestim me të cilin shënoi suksesin e kompanive shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi projektin “TOP 100”  kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Ideja e projektit “TOP 100” i cili u realizua për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, në tregun ndërkombëtar si kompani potenciale për investime, lidhje të reja në fushën e tregtisë së brendshme, regjionale dhe ndërkombëtare, kompani që kanë mundësi të krijojnë vende të reja pune, kompani me përgjegjësi korporative, kompani që po përmisojnë standardin jetësor të punonjësve dhe familjarëve të tyre. Me një fjalë, kompani që kanë ndikim në zhvillimin ekonomiko-social në vend.

Related posts

SPOZORI GJENERAL