AKADEMIKA
AKADEMIKA
Tirana Business Matching bën bashkë liderët e bizneseve

Tirana Business Matching bën bashkë liderët e bizneseve

SPOZORI GJENERAL

26 Tetor 2017 – Sot në Tiranë, një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri –Perëndimore i udhëhequr nga kryetari z.Nebi Hoxha së bashku me kryesinë e Grupacionit të Grave afariste pranë OEMVP-së, janë pjesëmarrës në eventin Tirana Business Matching, që organizohet për herë të parë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me temë: “Sfidat për rritjen e investimeve dhe aftësisë konkurruese të ekonomisë shqiptare”.

Tirana Business Matching ka bërë bashkë liderët e korporatave, politikëbërësit e ekonomisë, personalitetet e huaja dhe ekspertë, përgjatë një programi intensiv një ditor. Tema kryesore e këtij eventi u fokusua në sektorët prioritarë të ekonomisë: infrastruktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe agro-përpunimi, inovacioni dhe teknologjia apo tregjet financiare.

Sipërmarrës nga Italia, Austria, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Kosova, Maqedonia si dhe shumë vende të tjera prezantuan mundësitë e tyre konkrete të bashkëpunimit me palën shqiptare.

Tirana Business Matching është konceptuar si një platformë partneriteti midis kompanive të huaja dhe partnerëve të mundshëm shqiptarë, me qëllim nxitjen e investimeve të mëtejshme. Tirana Business Matching është një platformë lider në promovimin dhe krijimin e një mjedisi optimal për investime në Shqipëri, duke mundësuar B2B dhe marrëveshje ndërmjet investitorëve të huaj me kompani shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit kishin mundësi të marrin pjesë në forumin e biznesit dhe në takime të dedikuara B2B me palët e përzgjedhura.

Ky event është i modeluar për të tërhequr llojin e duhur të investimeve të huaja direkte dhe partner të përshtatshëm, të cilët do të kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA