THIRRJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJE TË AGJENSIONIT PËR REALIZIM TË MANIFESTIMIT “TOP 100”

THIRRJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJE TË AGJENSIONIT PËR REALIZIM TË MANIFESTIMIT “TOP 100”

THIRRJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJE TË AGJENSIONIT PËR REALIZIM TË MANIFESTIMIT “TOP 100”

i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

 

 

              Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore çdo vit organizon manifestimin “TOP 100”, në të cilin shpallen 100 kompanitë më të mira në Maqedoni. Ky manifestim është kthyer në traditë dhe organizohet çdo vit. Këtë vit, përzgjedhja e kompanive bëhet sipas 5 (pesë) shtyllave të cilat janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investim në term absolut dhe kthimi i kapitalit – ROE. Kjo i stimulon kompanitë që në bazë transparente t’i shohin rezultatet e punës së tyre dhe do të mund të konkurrojnë mes vete në tregun e madh global.

 

Lënda e thirrjes është për agjension i cili do të mbështes manifestimin TOP 100. Çdo agjension duhet ta ketë parasysh që niveli i mysafirëve është i nivelit më të lartë si kryeministri, ministra, ambasadorë dhe të tjerë.

 

Kërkesat tona teknike lidhur me këtë thirrje janë:

  • LED dhe binë
  • Kamerë dhe kran
  • Protokoli dhe hostesa
  • Ndriçimi nëse paraqitet nevoja
  • Mikrofona (1 fiks dhe 2 mikrofona dinamik mini)
  • Live stream në FB dhe Youtube
  • Rexhia + montimi
  • Kufje për përkthyes

 

Kushtet e pjesëmarrjes në bazë të referencave:

  • Të ketë përvojë në organizimin e manifestimeve të ngjajshme;
  • Të ketë listë projektuese;
  • Ide origjinale.

 

Për më tepër informacione mbi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Ju lutem të vizitoni faqen zyrtare www.oemvp.org.

Të gjithë të interesuarit t’i dërgojnë të dhënat e tyre në e-mail adresën: info@oemvp.org dhe për informata paraqituni në nr. e tel: 02 3239 252, jo më vonë se të mërkurën, 7 nëntor 2018.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL