Thirrje publike për zgjedhje ideore të dizajnit të statuetës për çmimin e TOP 100

Thirrje publike

për

zgjedhje ideore të dizajnit të statuetës për çmimin e TOP 100

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimiore çdo vit organizon manifestimin TOP 100 me të cilin shpall 100 kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Lënda e thirrjes publike është përgatitja e dizajnit të statuetës për ndarjen e çmimeve në këtë manifestim që do të ishte një zgjedhje ideore, dhe në këtë formë do të kontribuonte në formimin e brendit dhe autencitetit.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë subjektet e vendit që kryejnë veprimtarinë e dizajnit dhe projektimit. Secili pjesëmarrës ka të drejtë të aplikojë me vetëm një propozim dizajn për zgjedhje ideore.

Kushtet për pjesëmarrje

  • Zgjedhja ideore duhet të jetë origjinale dhe e pa përdorur më herët;
  • Zgjedhja ideore duhet të pasqyrojë funksionin e çmimit përmes një simbolike të caktuar;
  • Zgjedhja ideore duhet të përgatitet në formën GIF, JPG ose TIF format dhe në formatin vektorial.

Kufizim

  • Zgjedhja ideore nuk duhet të paraqesë formën e njeriut ose të ndonjë gjallese (kafshë, shpezë apo insekt).

Materialet e përgatitura në këtë formë në CD të dërgohen në adresën tonë Dimitrija Çupovski nr.13 Shkup me mbishkrimin “Për zgjedhje ideore të statuetës TOP 100” ose në e-mail info@oemvp.org jo më vonë se 01 Prill 2017. Pas përfundimit të thirrjes, pjesëmarrësi i selektuar për zgjedhjen ideore do të njoftohet dhe do të obligohet që në afat prej 3 ditësh të dorëzojë deklaratë të verifikuar në noter për origjinalitetin e dizajnit të tij.

Vlerësimi i zgjedhjes ideore

Vlerësimi do të bëhet nga ana e Komisionit në bazë të kritereve për vlerësim. Komisioni ka të drejtën që të mos bëjë selektimin e asnjë zgjedhjes ideore të dërguar.

Kriteret për vlerësim

  • Forma dhe funksionaliteti;
  • Racionale dhe ekonomike;
  • Autenciteti dhe identiteti.

Për më tepër informacion mbi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimire, Ju lutem të vizitoni faqen zyrtare www.oemvp.org

Të gjitha palët e interesuara mund të realizojnë takime konsultative lidhur me thirrjen me menaxhmentin e OEMVP-së. Për caktimin e takimit na kontaktoni në 076/397-504.

Comments are closed.