Thirrje publike – Аuditim i pasqyrave financiare

Thirrje publike – Аuditim i pasqyrave financiare

Thirrje publike

1. Furnizues
1.1. Furnizues: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
2. Lënda e furnizimit
2.1. Аuditim i pasqyrave financiare për vitin 2016 për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore;
2.2. Lënda e furnizimit nuk është e ndashme.
2.3. Thirrja është publike, me të drejtë për pjesëmarrje të të gjithë personave juridik të regjistruar për veprimtarinë e cila është lëndë e furnizimit.
3. Përmbajtja e ofertës
3.1. Oferta duhet të përmbajë të gjitha elementet sipas Standarteve Ndërkombëtare për Auditim (SNA);
3.2. Oferta duhet të përmbajë: emër, adresë, selia e ofertuesit, numri i xhirollogarisë, numri tatimor dhe banka deponuese;
3.3. Oferta duhet të përmbajë edhe kontrollin e cilësisë së shërbimeve dhe çmimet e shërbimeve;
3.4. Në qofte se si ofertues paraqitet person juridik i huaj, oferta duhet të jetë e përkthyer në gjuhën shqipe ose gjuhën maqedonase, ndërsa çmimi mund të paraqitet me valutë tjetër (konvertibile) e cila llogaritet sipas listës së valutës të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (kursi i mesëm) i cili aplikohet në ditën e hapjes së ofertave;
3.5. Oferta duhet të ketë afat prej 90 ditësh.
4. Dokumentacion me të cilin ofertuesi dëshmon gjendjen ekonomike dhe financiare
– Dokument për veprimtari të regjistruar si dëshmi se është i regjistruar si person juridik për kryerjen e veprimtarisë lidhur me lëndën e thirrjes publike, të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
– Leje nga organi kompetent për punë (veprimtari) për operatorë ekonomik;
– Dokument për bonitet i lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
– Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi;
– Vërtetim se nuk është hapur procedurë për likuidim;
– Vërtetim për sanksion kundërvajtës – ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së veçantë;
– Vërtetim nga Drejtoria për të hyra publike për tatime të paguara, kontribute dhe detyrime të tjera;
– Deklaratë se në 5 vitet e fundit nuk është kumtuar aktgjykim i plotfuqishëm për pjesëmarrje në organizata kriminale, korrupsion, mashtrim ose larje të parave;
Raport auditimi për vitin e fundit kalendarik.
Dokumentet e lartpërmendura nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj, ndërsa dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuar nga operatori ekonomik.
Personi juridik ose fizik i huaj i dorëzon dokumentet e lartpërmendura të lëshuara nga institucione përkatëse të huaja.
Dokumentet tjera të lëshuara nga institucionet përkatëse nga vendi i huaj dhe në gjuhë të huaj duhet të jete i përkthyer në gjuhen maqedonase ose gjuhën shqipe dhe i vërtetuar nga përkthyes gjyqësor.
Ofertat të cilat nuk do t’i përmbajnë dokumentet e lartëpërmendura do të llogariten si të pakompletuara dhe të njejtat nuk do te shqyrtohen.
5. Dokumente me të cilat ofertuesi dëshmon aftësinë teknike ose profesionale
– Listë e shërbimeve të kryera për të cilin dorëzohet ofertë, të kryera në vitet e fundit, me vlera, data dhe shfrytëzuesit (listë referuese) sipas kushteve nga dokumentacioni i tenderit;
– Vërtetim nga shfrytëzues i shërbimeve për tre vitet e fundit për përshtatshmërinë, kryerjen në kohë dhe me cilësi të shërbimit nga ofertuesi.
6. Kriteret për zgjedhjen e ofertës më të përshtatshme:
– Burimet njerëzore të kompanisë (kualifikimet);
– Çmim;
– Referenca;
– Mënyra dhe afati i pagesës;
Në bazë të kritereve të lartëpërmendura zgjidhet oferta më e përshtatshme.
7. Mënyra dhe afati i dorëzimit të ofertave
Ofertuesi duhet ta dorëzoj ofertën ne një kopje origjinale ne zarf të mbyllur, në të cilën duhet te jetë mbishkrimi „Mos e hap”, të jetë e firmosur nga ana e përgjegjësit të ofertuesit. Në zarfën e mbyllur duhet te ketë edhe dy zarfa tjera, të mbyllura. Njëra nga zarfat e mbyllura e përmban ofertën, me shenjën „Oferta”, ndërsa zarfi tjetër përmban dokumentacionin e nevojshëm, me shenjën „Dokumentacioni”, në të cilën duhet të jetë edhe adresa e saktë e ofertuesit.
Ofertat të cilat nuk i përmbajnë të gjitha të dhënat te kërkuara në thirrjen, gjegjësisht në të cilat nuk është bashkangjitur dokumentacioni i kërkuar do të llogariten si te pakompletuara dhe nuk do te shqyrtohen.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 14.04.2017, ora 16:00
Ofertat të cilat do të dorëzohen pas afatit nuk do te shqyrtohen.
Ofertat mund te dorëzohen nëpërmjet postës në adresën: Dimitrija Çupovski nr.13 1000 Shkup ose të dorëzohen në arkivin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
Detaje tjera lidhur me thirrjen publike mund të merrni nëpërmjet e-mailit: info@oemvp.org 
8. Dispozitat përfundimtare
Ofertat e dorëzuara pas kalimit të afatit dhe të cilat nuk janë të përgatitura sipas thirrjes publike nuk do të shqyrtohen.

Related posts

SPOZORI GJENERAL