Thirrje për praktikantë

Thirrje për praktikantë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) – Shkup, është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila punon në zhvillimin dhe përfaqësimin e interesave të biznesit si dhe krijimin e mjedisit të pështatshëm për zhvillim. OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale. Për implementimin e aktiviteteve të programuara, në bazë të strategjisë së vendosur, OEMVP ka nevojë për praktikantë që do të përfshiheshin në punën e OEMVP-së.

Kualifikimet e nevojshme:

  1. Njohje të gjuhës angleze;
  2. Njohje të gjuhës maqedone;
  3. Njohje të punës me kompjuter;

Praktikanti do të ketë detyrat në vijim:

  1. Përkrahje në punën administrative;
  2. Zbatim të aktiviteteve të projekteve;
  3. Punë të tjera.

Përfitime për praktikantin:

  1. Ngritje dhe përforcim të kapaciteteve individuale;
  2. Fitimin e njohurive dhe përvojave të reja;
  3. Përvojë në punë ekipore në projekte;
  4. Udhëtime në vend dhe jashtë vendit;
  5. Pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe ngjarje tjera edukative (fitimi i çertifikatave);
  6. Mundësi punësimi në rast të përkrahjes së siguruar financiare;
  7. Shoqërim, zbavitje dhe shkëmbim të energjisë pozitive.

Kohëzgjatja e praksës:

   Grupi I: 01 Qershor 2016 – 31 Gusht 2016

 Grupi II: 01 Shtator 2016 – 30 Nëntor 2016

Grupi III: 01 Dhjetor 2016 – 28 Shkurt 2017

Praksa zbatohet në hapësirat e OEMVP-së – Shkup, çdo ditë pune nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV në adresën në vijim: info@oemvp.org ose në adresën: Rr. Dimitrie Çupovski nr. 13, 1000 Shkup, me mbishkresën ‘‘Thirrja për praktikantë”.

Related posts

SPOZORI GJENERAL