TAKIMI I OEMVP –së ME PËRFAQËSUESIT E ODËS AMERIKANO IZRAELITE

26 Korrik 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri  Perendimore sot realizoi takim me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikano Izraelite.

Në këtë takimi u diskutua për aktivitet të përbashkëta në mes të Odës Ekonomike në Maqedoni dhe Odës Ekonomike Amerikano Izraelite, që kane të bëjnë me politikat dhe mundësit e investimeve në Maqedoni, u prezantuan sektorët në të cilët veprojnë kompanitë anëtare të OEMVP–së të cilët të vetmin qëllim kanë zhvillimit ekonomik të rajonit veri-prendimorë të Maqedonisë.

Delegacionin nga SHBA-të e kryesoi z. Mamut Skenderi njëherit anëtarë i Bordit Drejtues të Odës Ekonomike Amerikano Izraelite dhe z. Nazim Amli Drejtor Ekzekutiv i Asocacionit të intelektualëve dhe biznesmenëve Shqiptaro Amerikan.

Ky takim rezultoi nga Konferenca Ekonomike që u mbajt në Çikago (12 Nëntor 2015) vitin e kaluar në të cilin pjesmarrës ishte delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga, biznesmen shqiptarën në SHBA dhe shumë figura të larta të shtetit Amerikan, në të cilin takim morri pjesë edhe delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonis Veri Perendimore i kryesuar nga kryetarin e saj z.Nebi Hoxha, i kishte theksuar se takimet e nivelit të këtillë janë shumë të dobishme dhe se vetëm përmes prezantimeve të kontruktive mund të arrijm dhe të detektojmë nevojat e bizneseve dhe të kontribojnë në zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit u shtruan disa ide konkrete për investime siç janë, hapja e një banke amerikane që dukshëm do të ndikonte në rritjen e  investime zhvillimore dhe mundësite e ekportit të mallrave tona në SHBA, mundësitë e investimeve të përbashkëta e tjerë.

Dyja palët shprehën gadishmërinë e tyre që bashkarisht të inicojnë projekte zhvillimore për vendin tonë për një të ardhme më të mirë.

 

DSC_0520 (1)DSC_0521DSC_0528

dav

Comments are closed.