Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Struga

Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Struga

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni ALBIZ, më datë 05 Gusht 2016 (E premte), në orën 14:00 do të realizojnë takim me sektorin e biznesit dhe OJQ lokale nga Struga në ambientet e hotel Drim, Struga.
Qëllimi kryesorë i takimeve është që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.
Takimi realizohen në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, implementuar në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Related posts

SPOZORI GJENERAL