Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kumanova

Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kumanova

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Fondacioni ALBIZ  ju ftojnë të merrni pjesë në takimin mes sektorit të biznesit dhe OJQ-ve lokale nga Kumanova, që do të mbahet me 29 Korrik 2016 (e Premte), me fillim në ora 11:00 , në hapësirat e OJQ-së DROM (rr.Bajram Shabani, Serava).

Qëllimi kryesorë i takimeve është që të ndërmjetësohen partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.

Në këtë takim pjesëmarrësve do ju prezantohet Ligji për donacione dhe sponzorime, korniza e të cilit mundëson institucionalizimin e bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe OJQ-ve si dhe lehtësimet tatimore që ata i përfitojnë në rast se mënyra e donacioneve bëhet përmes kanaleve institucionale.

Takimi realizohet në kuadër të projektit  “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

 

 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL