Takim me përfaqësues të UNDP-së në Maqedoni

Takim me përfaqësues të UNDP-së në Maqedoni

29 Shkurt 2016 – Sot OEMVP realizoi takim me përfaqësues të UNDP-së në Maqedoni, gjatë të cilit takim u bisedua mbi disa çështje për të cilat mund të krijohet një bashkëpunim në interes për të dy palët. Temë kryesore e diskutimit ishte Strategjia për konkurrueshmëri, gjegjësisht fokus i veçantë u vendos mbi intervenimin në zhvillimin e barabartë regjional. U tregua gatishmëri për të realizuar aktivitete të ndryshme të cilat do të ndihmojnë dhe përkrahin mbi të gjitha gratë dhe të rinjtë nga vendet më pak të zhvilluara në realizimin dhe zhvillimin e potencialeve të tyre sipërmarrëse.

Në gjithë këtë proces, u dhanë si ide të mundshme disa modele bashkëpunimi, asnjëri prej të cilëve nuk e përjashtonte disaporën si një potencial shumë i madh ekonomik për investime në vendin tonë. Takimi u përmbyll duke lënë prapa shumë hapësirë për takime dhe bashkëpunime të ardhshme drejt realizimit të qëllimit kryesor – zhvillimit ekonomik.

image-d0e9725ad5f82e5b4750152de547b6e594ba8d9861fb6c1df98fef6b58bced04-V

image-b787e49ee0860133b9b6f529019cd85be41b9a82eeb9a21545a34169035301a7-V

Related posts

SPOZORI GJENERAL