AKADEMIKA
AKADEMIKA
Takim me Odën Ekonomike amerikano-izraelite: Diaspora me potencial të lartë për investime në Maqedoni

Takim me Odën Ekonomike amerikano-izraelite: Diaspora me potencial të lartë për investime në Maqedoni

SPOZORI GJENERAL

23 Gusht 2017 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha sot realizoi takim me anëtarin e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike amerikano-izraelite, Mamut Skenderi.

Në këtë takim u diskutuan  aktivitetet, planet dhe idetë për zhvillimin e bashkëpunimit me investitorët vendor dhe të diasporës , si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencial të huaj, mundësitë e investimeve, sistemin tatimor, procedurat doganore dhe burimet tjera të shumta ekonomike që Republika e Maqedonisë ofron për bizneset e mërgatës.

Duke prezantuar Maqedoninë si vend shumë atraktiv për investime, kryetari Hoxha vlerësoi se është shumë e rëndësishme që këto mundësi të shfrytëzohen më tepër nga diaspora jonë. Hoxha tha që “diaspora nuk duhet të shihet në prizmën e lekut, por si një përvojë ndërkombëtare me teknologji moderne, në formë që rinia e vendit të mos merr rrugën e mërgimit”.
Qëllimi i takimit ishte që të pranishmit të njihen me faktorët kyç që kanë ndikuar në suksesin e investimeve të deritanishme të diasporës, si dhe të informohen për nevojat e Diasporës me qëllim që të realizohet një numër akoma më i madh i investimeve të suksesshme dhe projekteve të përbashkëta.

Më pas, takimi është zhvilluar në frymën e një debati konstruktiv në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i cili ka vazhduar me ministrin për marrëdhënie me diasporën Edmond Ademi,  ku janë trajtuar të gjitha çështjet në interes të bizneseve të diasporës, përfshirë edhe sugjerimet për avancime të mëtutjeshme, të cilat do të rezultojnë me një angazhim edhe më të madh të investimeve të tyre në vend dhe nevojën për hartimin e një Strategjie Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018-2023.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA