Takim me Kryetarin e Komunës së Strugës dhe me Ministrin për investime të huaja

Takim me Kryetarin e Komunës së Strugës dhe me Ministrin për investime të huaja

Kryetari i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-Perëndimore z.Nebi Hoxha vizitoi Komunën e Strugës, ku zhvilloi takim me kryetarin z. Ramiz Merko, Ministrin për investime të huaja z.Bardhyl Dauti si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Strugë të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të OEMVP-së. Ky takim kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve në atë rajon si dhe Komunës në nivel lokal. OEMVP përshëndet çdo lloj të bashkëpunimit që ndikon në të mirën e përmirësimit të bizneseve dhe të ekonomisë së përgithshme në vend dhe rajon. U diskutuan shumë çështje lidhur me zhvillimin e bizneseve të cilat do të shpiejnë deri tek një përparim të ekonomisë  si dhe përkrahja e pushtetit lokal për kompanitë me qëllim që të bërit biznes të jetë sa më lehtë në këtë komunë.

Poashtu u diskutua edhe mbi gjetjen e zgjidhjeve efikase për zhvillimin dhe promovimin e interesave të komunitetit të biznesit si dhe për kushtet që komunat ofrojnë për bizneset jashtë zonave zhvillimore industriale.

OEMVP-ja ndihmon që komunikimi i sipërmarrësve dhe institucioneve shtetërore të jetë në nivel më të lartë, si në nivel lokal ashtu edhe në qëndror.

Related posts

SPOZORI GJENERAL