Takim me Grupacionin e Grave Sipërmarrëse

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot realizoi takim me Grupacionin e Grave Sipërmarrëse të formuar mbrenda OEMVP-së, në të cilin morrën pjesë gratë sipërmarrëse anëtare të OEMVP-së. Gjatë këtij takimi u zgjodh edhe kryetarja e Grupacionit, znj-a. Gëzime Fejzi, kurse zëvendës kryetare u zgjodh znj-a. Merita Alimi. 

  Gjithashtu, u diskutua edhe për aktivitetet e ndryshme që do të mbahen në përputhshmëri me planprogramin, duke përfshirë këtu edhe promovimin e Grupacionit të Grave Sipërmarrëse, i cili planifikohet të realizohet gjatë muajit Qershor 2014.

Comments are closed.