Takim me delegacionin e Biznes Forumit të Prizrenit

Takim me delegacionin e Biznes Forumit të Prizrenit

SPOZORI GJENERAL

19 Korrik 2017– Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore priti në takim delegacionin e Biznes Forumit të Prizrenit. Gjatë takimit të dy palët shprehën dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen, ku po ashtu palët kishin mundësin që të shkëmbejnë ide dhe mendime për aktivitetet e ardhshme të cilat kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve të komunitetit të bizneseve shqiptare.

Si fusha në të cilat të dy palët kanë interes është promovimi i vendeve turistike të përbashkëta dhe shkëmbimi i praktikave të mira, strategjive dhe planeve për të përmirësuar standardet e kompanive që japin shërbime turistike.

‘’Për të arritur qëllimet tona dhe për të krijuar kushte më të mira edhe për investitorët ne duhet që të forcojmë bashkëpunimin edhe më shumë në të ardhmen pasi që bizneset shqiptare kanë nevojë për mbështetje dhe promovim. Fuqimisht besojmë se në të ardhmen do realizohen aktivitete të përbashkëta për interesa të dyanshme , tha kryetari Hoxha.

Gjithashtu, OEMVP dhe Biznes Forumi Prizren do të marrin pjesë aktive edhe në organizimin e konferencave dhe B2B takimeve mes kompanive të të dy vendeve, si dhe aplikimin në projekte të përbashkëta të Bashkimit Evropian në të ardhmen.

Nga takimi që të dyja palët u ndan të kënaqura me shpresë që bashkëpunimet e ardhshme do sjellin suksese dhe do ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA