ANTPRESS
Takim me bizneset në Strumicë, prezantohen të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie të punës

Takim me bizneset në Strumicë, prezantohen të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie të punës

20 Prill 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të organizojë sesione informative  në të gjithë vendin me kompanitë e saja anëtare ku diskutohen taksat dhe doganat, ligji i mbrojtjes së mjedisit, marrëdhëniet e punës, siguria në punë si dhe ligji për sigurim shëndetësor. Këto sesione gjithashtu kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rendësishme dhe më të vështira për ti përmballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në takimin informativ në Strumicë me temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe kontratat kolektive u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore dhe u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkepunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.

Projekti financohet nga Qeveria  e SH.B.A -ve me qëllimin për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.

Related posts