Takim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Takim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

07 Mars 2018 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha në takimin sot me Drejtorin e Zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), diskutoi rreth Iniciativave qeveritare dhe klimës së biznesit  (Investment Climate and Governance Initiative -ICGI),  për të mbështetur qeveritë reformative dhe klientët e saj korporativ në rritjen e transparencës, qeverisjes së mirë dhe konkurrencës së shëndoshë.

ICGI është projektuar për të rritur ndikimin e iniciativave reformuese të politikave të BERZH-it në fushat e qeverisjes ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejtë në sektorin privat, ku BERZH ka kapacitete këshilluese dhe asistencë teknike, duke marrë një qasje më strategjike në zhvillimin e tyre.

Ky takim u realizua me ekspertin e BERZH-it në Londër që punon në ICGI, me qëllim të identifikimit të fushave të mundshme për angazhimin e tyre në një iniciativë të tillë edhe në Maqedoni.

Gjatë takimit gjithashtu u panë edhe llojet e programeve të lidhura me klimën e investimeve që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore po ndërmerr aktualisht si dhe planet e Odës në këtë drejtim, duke shpalosur pikëpamjet mbi sfidat më të rëndësishme në mbështetjen e investimeve në vend dhe pengesat në të cilat hasin bizneset gjatë punës dhe zhvillimit të tyre, të cilat me ndihmën e BERZH do të adresoheshin më lehtë.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL