Takim informativ për promovimin e rregullores dhe menyrën e zbatimit të kontrollit mbi tregun
29 Maj 2018 – Në bashkëpunim me odat tjera në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot me qëllim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve ne Republikën e Маqedonisë, organizuan takim informativ për promovimin e rregullores dhe menyrën e zbatimit të kontrollit mbi tregun.
Qëllimi i këtij takimi informativ është vëzhgimi i gjendjes ekzistuese të rregullores që e përcakton fushëveprimin e punës së Inspektoratit shtetëror të tregut, si një organ kryesor i inspektimit me kompetenca në fushën e kontrollit të tregtisë, hotelerisë dhe turizmit, siguria e prodhimeve, mbrojtja e të drejtave të konsumatorit dhe të drejtat e pronës intelektuale, me qëllim që nëpërmjet diskutimit me sektorin privat dhe nëpërmjet procesit të dialogut publiko – privat të iniciohet zgjidhje konkrete që do të sigurojë një kontroll më efikas mbi tregun dhe njëkohësisht krijimin e një mjedisi të parashikueshëm afarist për kompanitë.
Ligjërues gjatë këtij sesioni informativ ishte Kiril Minoski, konsultat me 19 vite përvojë pune ndërkombëtare në krijimin e politikave, zhvillimin e kapacitetit institucional, zhvillimin e sektorit privat, menaxhimin e ndryshimeve dhe projekt menaxhmenti, ish-konsultat i shtëpisë konsulente Buz Alen Hamilton dhe figurë që në të kaluarën ka kryer shumë funksione të larta shtetërore.
Takimi organizohet në kuadër të projektit të USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste së bashku me 3 partnerët kryesorë të OEMVP-së në këtë projekt: Lidhja e odave ekonomike në Maqedoni, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese – MASIT