Takim  informativ në Strugë – Mbrojtja e markave tregtare të produkteve nga BNK

Takim informativ në Strugë – Mbrojtja e markave tregtare të produkteve nga BNK

Info_session_209_655332072 (1)Ideja kryesore e projektit është që të ngritet vetëdija e kompanive të rajonit  për mbrojtje industriale si një mundësi për ti rezistuar konkurrencës së pamëshirshme globale. Aktiviteti ka dy qëllime: së pari të rrit vetëdijen e kompanive mbi nevojën për mbrojtje industriale në punën e tyre afatgjate dhe së dyti mbrojtjen e produktit me Çertifikim të markës me emrin gjeografik të zonës që e karakterizon një produkt me cilësi dhe karakteristika përkatëse sipas zonës gjeografike. Këto dy qëllime janë të lidhura ngushtë me qëllimin e përgjithshëm dhe atë specifik të Programit mbi zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare përmes promovimit  dhe brendimit të shërbimeve dhe produkteve rajonale.

Në kuadër të këtij projekti u zhvillua dhe ky aktivitet, gjegjësisht ky takim informativ me afaristë, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të Strugës apo më saktë me të gjithë ata që i ka si grupe qëllimore proejkti.

Takimin e hapi Koordinatorja e këtij projekti, znj.Mirushe Xheladini, e cila prezantoi qëllimin e përgjithshëm, grupet të cilat i targeton ky projekt, çka është rëndësia dhe çfarë rezultate priten me përfundimin e të njejtit.

Më pas vijoi prezantimin përfaqësuesi nga Enti shtetëror për Pronësi Industriale, z.Ali Asani, i cili e elaboroi më detajisht rolin e Institucionit të cilit përfaqëson, detyrat dhe obligimet e po të njejtit. Poashtu, ai prezantoi dhe praktitkat ndërkombëtare në këtë drejtim, ku gjendet Maqedonia në këtë mes dhe çfarë duhet bërme qëllim që të jemi sa më konkurrent në Tregun Global.

Prezantim mbajti dhe ekspertja për marka tregtare znj.Drita Kalisi, e cila fokus të veçantë vendosi te markat tregtare dhe patentat, ku njëherit të pranishmit i njoftoi me procedurat e detajishme, mënyrën  e aplikimit, llojet e markave dhe patentave dhe ilustroi me shembuj praktik të njejtat.

Më pas vijoi debat i hapur mes ekspertëve dhe të pranishmëve, me ç’rast ata parashtruan pyetjet e tyre rreth gjithë asaj që prezantua nga panelistët, gjegjësisht interesi i tyre rreth kësaj teme ishte në nivel të kënaqshëm nga personat mbarëvajtës të projektit. 

Related posts

SPOZORI GJENERAL