Sot në hapësirat e OEMVP u mbajt sesion informativ për Ligjin e ri për furnizime publike

Në drejtim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë, projekti i USAID-it „Partneritet për rregullativë më të mirë afariste“, së bashku me katër partnerët kryesorë: Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e odave ekonomike dhe Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT), organizuan info sesion në temë: МUNDËSITË PËR RIREGULLIM TË LIGJIT TË RI PËR FURNIZIME PUBLIKE DHE PYETJET NË INTERES TË KOMPANIVE.

Qëllimi i këtij sesioni informativ është prezantimi i risive kryesore në zbatimin e furnizimeve publike dhe rishikimi se si zgjidhjet e reja ligjore do të mundësojnë tejkalimin e problemeve të deritanishme. Eventi do t’ju mundësojë kompanive jo vetëm të fitojnë njohuri të reja, por edhe të japin kontributin e tyre në përpjekjet e mëtutjeshme të sektorit të biznesit në përmirësimin e rregullativës ligjore për furnizimet publike. Kështu, përmes diskutimit të hapur do të bisedohet nëse risitë në Ligjin e ri për furnizime publike mes të cilave edhe: ndryshimi i konceptit të çmimit më të ulët dhe ankandi elektronik, publikimi i planeve për furnizime publike, si dhe mundësia për pagesa të drejtpërdrejta të nënzbatuesve do të jenë të mjaftueshme për tejkalimin e problemeve të deritanishme në raport me furnizimet publike.