“Si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Maqedoni – ndryshimet sociale dhe ekonomike”.

“Si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Maqedoni – ndryshimet sociale dhe ekonomike”.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, dhe EPI Centar Internacional sot në Manastir organizuan forumin ekonomik me temë “Si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Maqedoni – ndryshimet sociale dhe ekonomike”.

Gjatë këtij forumi u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullativën tatimore dhe fuqinë punëtore, që janë specifike për IKT sektorin. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në diskutime me ekspertë në lidhje me problemet mbi tatimet në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikimit dhe mungesën e fuqisë punëtore në këtë sektor.

Gjithashtu, në forum u bë edhe promovimi i punës së deritanishme të projektit “Partneritet për rregullativë më të mire afariste” të financuar nga USAID, përfshirë propozimet për përmirësim të rregullativës ligjore, udhëzuesit për themelim dhe udhëheqje të biznesit dhe portalit biznisregulativa.mk që shërben për njohjen e kompanive me të rejat e fundit dhe aktivitetet ekonomike në vend. Ky portal është e mekanizëm për njohje të kompanive me të gjitha obligimet ligjore ekzistuese për to.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL