Shqetësimet e bizneseve në Gostivar

Shqetësimet e bizneseve në Gostivar

19 Prill 2018 –  Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdoi takimet me bizneset e Gostivarit dhe rrethinës. Në këto takime është biseduar se çka mund të bëhet që të arrihen rezultate më të mëdha dhe përkrahje më e madhe me shërbimet që ofron Oda.

Bizneset e vlerësuan angazhimin që OEMVP ka ndërmarrë për të parë më nga afër problemet dhe interesat e tyre dhe njëkohësisht shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, ndërsa Oda do vazhdojë të përkrah çdo iniciativë që do të ishte në të mirë të bizneseve duke krijuar ambient sa më favorizues për kompanitë.

Gjatë këtij takimi u adresuan disa çështje specifike të cilat paraqesin një shqetësim për bizneset, siç janë mungesa e infrastrukturës dhe kushteve elementare në vendet rurale, problemet me procedurat doganore dhe ato administrative e tjera.

Drejtori i OEMVP-së i falënderoi kompanitë për adresimin e këtyre çështjeve dhe theksoi se janë duke punuar në drejtim të zgjedhjes së tyre. Ai u shpreh i hapur për çfarëdo mënyre të komunikimit, me qëllim që bashkëpunimi të jetë në nivel dhe theksoi se do të jetë i pranishëm edhe në takime tjera të përbashkëta me bizneset, në mënyrë që drejtpërdrejt të i dëgjojë problemet që kanë bizneset.

 

 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL