SHPALLJE – Për angazhimin e një kompanie për konsulencë

SHPALLJE – Për angazhimin e një kompanie për konsulencë

SHPALLJE – Për angazhimin e një kompanie për konsulencë

Projekti i financuar nga USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, i cili implementohet nga ana e EPI CENTER Internacional në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka nevojë për angazhimin e një kompanie konsulence për përpunimin e një versioni punues për Propozim Ligj për punë praktike.

Procedurën e kryen Kompania për shërbime dhe tregti EPI CENTER Internacional DOOEL Shkup. Fondet e parapara për këtë prokurim sigurohen nëpërmjet projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” i financuar nga ana e USAID. Buxheti për të këtë marrëveshje është fiks. Kontrata me ofertuesin e zgjedhur do të lidhet nga Kompania për shërbime dhe tregti EPI CENTER Internacional DOOEL Shkup.

Lënda e kontratës për prokurim është përpunimi i një versioni punues për Propozim Ligj për punë praktike.

Periudha kohore për përpunim është nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2018.

I ftojmë të gjithë palët e interesuara të aplikojnë duke dërguar një e-mail me emrin e personit juridik dhe personit kontaktues, jo me vonë se më 28.11.2017 në adresën e më poshtme: asutoglu@epicentar.mk. Për të gjithë të interesuarit që do ti dorëzojnë informacionet e kërkuara, do të ju dorëzohet dokumentacioni i tenderimit së bashku me specifikimet teknike. Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë procedurë duhet të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike në të njëjtën e-mail adresë.

Kriteret për përcaktimin e aftësive të ofertuesve janë

  1. Gjendja personale

Të drejtë për të dorëzuar ofertë ka çdo person juridik i interesuar i cili është i regjistruar për kryerjen e veprimtarisë lidhur me lëndën e kontratës.

  1. Aftësi teknike ose profesionale

Të ketë marrë pjesë në realizimin e projekteve në lidhje me hartimin e projektligjeve ose akteve nënligjore – si përparësi do të konsiderohet përvoja në fushën e juridikut.

Related posts

SPOZORI GJENERAL