Shërbimet e reja të OEMVP-së

Shërbimet e reja të OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si gjithmonë është në shërbim të anëtarësisë së vet, prandaj nga ky vit kemi bërë edhe azhurimin e portfolios së shërbimeve që do t’ju ofrojmë juve dhe anëtarëve potencial, duke synuar me këtë të plotësojmë nevojat e juaja.

Edhe ky vit vijon me shtimin shërbimeve të reja, duke mos u ndalur në asnjë çast në misionin tonë për të qenë në funksion të plotë të biznesit.

  • Ju sigurojmë shërbime konsulence dhe përgatitje të biznes planeve, me fokus në mobilizimin e fondeve, planifikim strategjik dhe këshilla, menaxhim i aktiviteteve, trajnime dhe konsultime, hulumtime, analiza dhe facilitim.
  • Organizojmë trajnime profesionale, auditim, kontroll, verifikim intern, auditim furnitorve, auditim të jashtëm për çertifikim ISO, çertifikim të Standardeve ISO/MKS/EN dhe CE, konsulencë dhe sqarime/verifikim të çertifikatave, zhvillim të biznesit bazuar në ekonominë vendase dhe ndërkombëtare.
  • Përmes Qendrës për pronësi industriale, Ju ofrojmë mbrojtje të të drejtave të pronësisë industriale në Maqedoni dhe jashtë.
  • Informacion për panaire, seminare dhe takime bilaterale brenda dhe jashtë vendit (B2B);
  • OEMVP portfolios së saj i shton edhe një shërbim të ri – PERFORMANCA AFARISTE me të cilën siguron qasje deri tek informatat afariste.
  • Për të qenë në hap me ndryshimet e fundit ligjore, me zhvillimet ekonomike dhe thirrjet publike me interes për biznesin, OEMVP çdo muaj publikon informatorët e saj: JURIS, ECONOMICUS dhe DOBIA.
  • Përfaqësim, promovim, mbrojtje dhe lobim për interesat e kompanisë suaj;
  • Analiza financiare të kompanisë sipas kërkesës suaj;
  • Stimulojmë anëtarët për bashkëpunim në mes veti përmes shërbimit Anëtari për Anëtarin me të cilin promovojmë kompanitë brenda anëtarësisë;
  • Shërbime administrative;
  • Desku për shërbime përmes cilit do të jemi në dispozicion për çdo nevojë të kompanive;
  • Të tjera.

Ne jemi këtu dhe qëndrojmë dyerhapur për të gjitha kompanitë  të cilat janë të gatshme të përfitojnë nga shërbimet tona. Mbetemi edhe më tej e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve si dhe sjelljen e shërbimeve të reja në interes dhe nevojë të bizneseve.

Për më shumë informacion Ju lutem na kontaktoni në telefon në 076/397-504 ose e-mail info@oemvp.org.

Ju falemnderit për bashkëpunimin.

Related posts

SPOZORI GJENERAL