Sesion informativ për gratë në Gostivar

Sesion informativ për gratë në Gostivar

Gjatë ditës së nesërme, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, përkatësisht Grupacioni i Grave Afariste do të mbajë sesion e dytë informativ me temë ”Gratë në biznes dhe qasja në financa”, kësaj herë në rajonin e Gostivarit.

Gratë nga rajoni i Gostivarit, të cilat merren me biznes, si dhe ato që mendojë të fillojnë një të tillë do kenë mundësi të informohen nga afër rreth fondeve të ndryshme të financave dhe aplikimin e tyre praktik.

Përfaqësues nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit dhe Prokredit Banka në Maqedoni do të mbajnë prezantime rreth mundësive të financimit dhe fondet që ofrojnë për gratë sipërmarrëse.

Sesioni informativ do të mbahet te Restorant ”Grand” në Gostivar.

Related posts

SPOZORI GJENERAL