Sesion informativ me kompanitë nga Koçani mbi Ligjin për marrëdhënie pune

Sesion informativ me kompanitë nga Koçani mbi Ligjin për marrëdhënie pune

11 Prill 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përmes projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, sot në Koçani në sesion informativ i prezantoi dispozitat ekzistuese dhe kërkesat ligjore të cilat ndikojnë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), lidhur me të drejtat apo obligimet që dalin nga Ligji për marrëdhënie pune.

Qëllimi i këtyre sesioneve është mbledhja e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rëndësishme dhe më të vështira për t’i përballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në takimin informativ në Koçani  pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Projekti financohet nga USAID, me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike përmes lehtësimit të presionit mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore dhe lehtësimin e zbatimit të ligjeve në Maqedoni.

Related posts