Sesion informativ mbi zhvillimin e ardhshëm të turizmit dhe hotelerisë në rajon

Sesion informativ mbi zhvillimin e ardhshëm të turizmit dhe hotelerisë në rajon

16 Maj 2018 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore pas prezantimit dje në Shkup, sot në Ohër organizoi sesionin informativ mbi temën e njëjtë për “Nevoja për të ndryshuar programin e zhvillimit në fushën e klasifikimit dhe standardizimit në turizëm dhe hoteleri”.

Prezantimi kishte për qëllim të informojë të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që merren me veprimtari turistike dhe hotelerike, të cilët hasin në vështirësi gjatë zbatimit të ligjeve për zbatimin më të lehtë të këtyre rregulloreve nëpërmjet forcimit të dialogut publiko-privat.

Ato kishin mundësi të diskutojnë mbi çështjet që janë me rëndësi për punën e tyre, duke propozuar zgjedhjet më të përshtatshme për zhvillimin e ardhshëm të turizmit dhe hotelerisë në rajon.

Marrë parasysh faktin se turizmi është dega e tretë më e madhe eksportuese në vendin tonë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë trend, pjesëmarrësit u munduan të gjejnë mënyrë për inicimin e zgjidhjeve konkrete për të finalizuar ndryshimet e propozuara ligjore dhe plotësimin e akteve të caktuara legjislative të cilat do të rregullonin në detaje zbatimin e legjislacionit dhe kështu do të siguronin një zhvillim afatgjatë të turizmit në vend.

Të gjitha aktivitetet e projektit kryhen nga EPI CENTAR International në bashkëpunim me katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë; Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT, Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë. Përmes pjesëmarrjes aktive në zbatimin e projektit, odat gjithashtu do të forcojnë kapacitetet e tyre për të përfaqësuar më mirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Related posts

SPOZORI GJENERAL