AKADEMIKA
AKADEMIKA
Sektori i ndërtimtarisë: mungesa e informacionit rezulton në mos zbatimin e kërkesave ligjore

Sektori i ndërtimtarisë: mungesa e informacionit rezulton në mos zbatimin e kërkesave ligjore

SPOZORI GJENERAL

13 Nëntor 2017 – Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në kuadër të Projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, ku OEMVP është partner bashkë me Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Epi Centar Internacional, organizuan forumin me temë  “Rregullativat në fushën e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe punimeve ndërtimore”. 

Ndërtimtaria vazhdon të jetë punëdhënësi më i madh në sektorin privat, mirëpo  mungesa e informacionit ka rezultuar në mos zbatimin e kërkesave ligjore në këtë sektor. Prandaj, OEMVP përmes këtij projekti bën ndërtimin e dialogut konstruktiv me institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregullores.

Gjatë forumit u bë prezantimi i shkurtër i dispozitave të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urban me theks të veçantë në harmonizimin e Planit urbanistik të detajuar me Planin e urbanistik të përgjithshëm. Nga ekspertët e fushës u shqyrtuan bazat ligjore mbi të cilën mund të iniciohet procedura në pajtim me Ligjin për tokën ndërtimore, si dhe përcaktimi i shumës së çmimit të tokës ndërtimore – në cilat raste toka ndërtimore ka një çmim preferencial dhe a është e justifikuar.

Të gjithë pjesëmarrësit patë rastin të informohen rreth problemeve që paraqiten me të drejtat e regjistruara të personave fizik dhe juridik, si dhe subjektet që nuk ekzistojnë dhe mënyrat e fshirjes së të drejtave të shfrytëzuesve në pajtim me Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore.

Projekti synon të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore dhe gjithashtu për të ndihmuar organizatat e biznesit për të krijuar një dialog konstruktiv me institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregullores.

Forumi me të njëjtën temë do të organizohet edhe nesër në Shkup në hotel Holiday Inn me fillim në ora 10:00.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA