OEMVP-ja paraqitet skeptike për reformat në administratën publike – Radio Evropa e Lirë

Qeveria e Maqedonisë përmes reformave në administratë, të parapara në planin e Qeverisë synon të krijojë një administratë efikase ndërkohë që tepricën e administratorëve planifikon ta orientojë në kompanitë private. Kjo paraqitet si një proces që do të realizohet në mënyrë të vështirë.

Pjesa më e madhe e riorganizimit është paraparë të përfundojë në fillim të vitit 2020, derisa pjesa tjetër pritet të përfundojë në vitin 2021 dhe sektori i biznesit paraqitet skeptik në këtë veprim.

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni tha: “Njëherësh kemi të bëjmë dhe me mentalitetin sepse është një mentalitet krejtësisht ndryshe të punuarit në sektorin privat ku ka një dinamikë pune e orientuar kah rezultatet përderisa puna në administratë është e orientuar kah proceset”.

Ai shton se biznesi megjithatë mbetet i hapur të diskutojë në këtë drejtim nëse krijohet një strategji funksionale.

Për më tepër klikoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/29706244.html?fbclid=IwAR0slBwb8K20vnQ9rGfJiMksoT2B4-TCwFVwHkjY2PtSWkkKrjEdBaqHmgw

 

Të ngjajshme